Shpallja e konkursit për Zyrtar Certifikues

Në mbështetje të nenit 27 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 4 paragrafi 5 të Rregullores Nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe sipas Rregullores Nr.21/2012 për Avancim në Karrierë të Nëpunësve Civil, AMKMK shpall:


Konkurs të Brendshëm
(Avancim në Karrierë)



Institucioni: AMKMK
Depertamenti: Zyra e Drejtorit të AMKMK-së
Pozita: Zyrtar Certifikues
Nr. i Referencës: RN00002554
Kodi: BF/160
Koeficienti: Nëntë (9)
Lloji i Pozitës: I karrierës orari i plotë
Numri i kryerësve: Një (1)
Mbikëqyrësi: Drejtori i AMKMK-së


Qëllimi i vendit të punës:


Sigurimi se shpenzimi i parasë publike për çdo aktivitet te institucionit të bëhet në harmoni me Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe procedurave tjera nga kjo lëmi.


Detyrat dhe përgjegjësit:


1. Në pajtim me mbikëqyrësin harton planet e punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të divizionit/sektorit dhe jep rekomandime lidhur me objektivat e njësisë;
2. Udhëheq grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet dhe kryen detyra të specializuara në fushën profesionale specifike si dhe ndihmon stafin vartës në ekzekutimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
3. Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizon dhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës të divizionit dhe harton raporte mbi progresin e arritur dhe rekomandon përmirësime nëse kurohet;
4. Certifikon realizimin e të gjitha shpenzimeve buxhetore të institucionin;
5. Siguron që kushtet e zbatueshmërisë të një kontrate publike të jenë përmbushur para bërjes ose autorizimit të pagesave sipas kontratë;
6. Siguron që shpenzimi i parasë publike sipas një kontrate publike të bëhet në pajtim me Rregullat e KMF, dhe që prokurimi është në pajtim me Ligjin mbi prokurimin publik;
7. Siguron që janë plotësuar kushtet e kontratës para se të bëhet pagesa, dhe që kërkesa për pagesë është e koduar në zërin e duhur të shpenzimeve;
8. Siguron që rregullat e KBFP dhe dispozitat tjera ligjore janë respektuar gjatë inicimit dhe realizimit të aktivitetit të prokurimit dhe procedimit të shpenzimeve.


Kualifikimet dhe përvoja:
– Diplomë universitare – Fakulteti Ekonomik, Juridik, minimum 3 vite përvojë pune profesionale.
Shkathtësitë e kërkuara:
– Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
– Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
– Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
– Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
– Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve:
Kohëzgjatja e emërimit është pa afat (të përhershme) e karrierës.
Formularët zyrtar për aplikim merren në Zyrën e Personelit të AMKMK-së, zyra nr. 204, kati II, ndërtesa e ish-Gjykatës Themelore Prishtinë, në adresën Rr. “Zenel Salihu”, gjithashtu mund të tërhiqen edhe nga Web Faqja e internetit të AMKMK-së.
Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dëshmive për kualifikimet e nevojshme arsimore, përvojën e punës, kurset e ndjekura, referencat mund të dorëzohen: – Drejtpërdrejtë në Zyrën e Personelit të AMKMK-së dhe – Përmes postës. Aplikacioni i dorëzuar pas afatit, i pakompletuar dhe i plotësuar gabueshëm, do të konsiderohet i pavlefshëm dhe nuk do të pranohet.
Kohëzgjatja e emërimit-punësimit bëhet në përputhje me Ligjin për SHCK, Rregulloren për Rekrutimin në Shërbimin Civil dhe Rregulloren për Avancimin në Karrierë të Nëpunësve Civil. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër/ngushtë do të kontaktohen.
Konkursi mbetet i hapur 8 ditë nga dita e publikimit dhe do të jetë i hapur nga data: 19.12.2017 deri më 26.12.2017, në ora 16.00.
Për informatat mund të lajmëroheni në këtë numër telefoni;
– 038/200 10-804
Konkursi dhe kërkesa për punësim janë të publikuara edhe në Web-Faqen e AMKMK-së: www. amkmk.rks-gov.net
“Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.


“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcionalë organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 mbi shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”