Sot 25 vite nga Masakra e Reçakut

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale Imer Hakaj, me rastin e 25 vjetorit të ngjarjes më të rëndë që përjetoi populli ynë, Masakrës së Reçakut, mori pjesë së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë të agjencisë, në homazhe në Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakut” në Reçak të Shtimes.
Në përkujtim të kësaj ngjarje e cila ishte orkestruar nga aparati shtetëror serb u vranë civil pa u kursyer as moshë e as gjini e kjo ngjarje e rëndë përçoi mesazh ndërkombëtar dhe ishte sinjali kryesor për intervenim të forcave të NATO-ës në situatën e krijuar në Kosovë.
Pikërisht për shkak të ndjeshmërisë, rëndësisë dhe historisë që kjo ngjarje ka, këtë vit është themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Grupi Punues për Hartimin e Detyrës Projektuese të Projektit për Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakut” në Reçak të Shtimes.

Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale në këtë përvjetor po ashtu ka vendosur në Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakut” pllakën informuese për masakrën e Reçakut!