Stafi i Agjencise për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale në vizita përkujtimore të rregullta në komplekset memoriale te vendit.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale Imer Hakaj me bashkëpunëtorë vizituan monumentin në Gllavotin me rastin e përfundimit të punimeve në dy fazat e projektit “Ndërtimi i Monumentit për Batalionin e I-re të Brigadës 142 të UÇK-së, Gllavotin Vushtri”.

Ky investim nga ana e Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale është realizuar me qëllim të promovimit të së kaluarës sonë të lavdishme dhe sakrificën e të rënëve për lirinë e vendit.

Ne mbesim të përkushtuar në vazhdimin e punës në projektimin, ndërtimin, restaurimin dhe menaxhimin e memorialëve me qëllim të promovimit dhe memorizimit të së kaluarës sonë të lavdishme.