Takim për Promovimin e Vlerave të Luftës dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Historike: Drejtori i AMMKM-së dhe Sekretari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, z. Imer Hakaj, së bashku me stafin e AMMKM-së, pati kënaqësinë të mirëpresë në takim Sekretarin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, z. Muhamet Bilalli, në ambientet e Agjencisë.
Temat kryesore të diskutimit ishin:
• Bashkëpunimi institucional për promovimin e vlerave të luftës çlirimtare me rastin e 17 Shkurtit 2025, në nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
• Muzealizimi i Muzeut në Zhegoc të Gjilanit, si një projekt me rëndësi për ruajtjen dhe promovimin e historisë.
Bashkëpunimi me mekanizma si Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së është i një rëndësie të veçantë dhe një formë e domosdoshme për mbarëvajtjen e proceseve investive, duke synuar promovimin dhe memorimin e së kaluarës së lavdishme. Në këtë mënyrë, investohet në historinë e re të shtetit tonë.
Z. Bilalli falënderoi drejtorin Hakaj për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe shprehu mirënjohjen e tij të lartë për koordinimin dhe realizimin e investimeve të AMMKM-së në mbarë vendin për vitin 2025. Ai gjithashtu theksoi nevojën për projekte të reja dhe domosdoshmërinë e një koordinimi të vazhdueshëm për realizimin e tyre.