Takimi i radhës për Hartimin e Draft Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës të Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale

Ekipi Punues për hartimin e draftit të Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës të Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale në përbërje nga përfaqësuesit e nivelit menaxherial dhe profesional të AMMKM-së, përfaqësues nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe ekspert të jashtëm, sot ka mbajtur takimin e radhës.
Në këtë takim është diskutuar dhe vendosur përkitazi me organizimin e brendshëm të AMMKM-së dhe përcaktimin e përgjegjësive, detyrave dhe kompetencave të sektorëve të përfshirë në departamente dhe divizione, duke marrë parasysh obligimet dhe përgjegjësit e përcaktuara në Ligjin Nr.06/L-113 për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura dhe i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 08/L-063 Për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që kanë të bëjnë me Racionalizimin dhe Vendosjen e Vijave Llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura dhe Rregulloren (QRK) Nr. 01/2020 për Standardet e Organizimit të Brendshëm, Sistematizimin e Vendeve të Punës dhe Bashkëpunim në Institucionet e Administratës Shtetërore dhe Agjencitë e Pavarura.