Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, z. Imer Hakaj, sot pati kënaqësinë të mirëpresë në një takim konsultativ, në ambientet e AMMKM-së, z. Naser Pacollin, Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, dega në Prishtinë, dhe Sekretarin e kësaj shoqate, z. Blerim Berisha. Pas diskutimit në zyrë, u realizua një vizitë përfundimtare për punët e kryera nga AMMKM, tek Dr. Ibrahim Rugova, Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Velani të Prishtinës, ku janë realizuar punime dhe po bëhen planifikime në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës. Për AMMKM-në, bashkëpunimi me mekanizma si kjo shoqatë është i jashtëzakonshëm dhe ka rëndësi të madhe për përparimin e proceseve të natyrës investive, me qëllim të promovimit dhe ruajtjes së së kaluarës sonë të lavdishme, duke investuar në historinë e re të shtetit tonë. Z. Pacolli, duke falënderuar drejtorin Hakaj për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Shoqatat e Dala nga Lufta e shënjtë e UÇK-së, shprehu mirënjohje të lartë për investimet që Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale po vazhdon të realizojë në gjithë vendin dhe po ashtu theksoi nevojën për shumë projekte të reja që duhet të realizohen. Në takim u dakorduam që iniciativat e reja gjithmonë të realizohen në koordinim dhe bashkëpunim me të gjithë akteret e tjerë të përfshirë, në interes të mbrojtjes, ruajtjes dhe prezantimit të historisë sonë të shenjtë Çlirimtare.