Takimi në mes të Drejtorit të AMKMK-së z.Bislim Zogaj dhe Minstrit të Kulturës të Maqedonisë së Veriut z.Asaf Ademi

Më 27 korrik Drejtori i AMKMK-së vizitoi Ministrin e Kultures së Maqedonisë së Veriut z.Asaf Ademi.
Takimi u realizua në kabinetin e Ministrit në qytetin e Shkupit me ç’rast ata shkëmbyen përvojat në mes vete si dy institucione të ndryshme.
Ministri Ademi shprehu përkrahjen dhe vullnetin e Ministrisë për të bashkëpunuar me Agjencine në projektet e nevojshme. Drejtori Zogaj falenderon Ministrin për gatishmërinë e tij për ndihmë.