Takimi në mes të Drejtorit z.Imer Hakaj dhe Drejtoreshës së Departamentit të Trashëgimisë Kulturore të MKRS-ë znj. Merita Augustini

Drejtori i AMMKM-se z.Imer Hakaj priti në takim drejtoreshën e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore të MKRS-së, znj.Merita Augustini Nrecaj ku diskutuan për koordinimin dhe bashkëpunimin në mes të të dyja institucioneve, planet e punës dhe mbarëvajtjen e Agjencisë.
Në vendimin e Ministrit Çeku, në lidhje me rastin “Guri i Pashke Markut” është emëruar grupi punues, mes tyre edhe Drejtori i AMMKM-së z.Imer Hakaj dhe Drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në MKRS, znj. Merita Augustini Nrecaj.
Në takim u diskutua më gjerësisht për pikën 3 të vendimit ku thuhet se grupi punues ka për detyrë inventarizimin, vlerësimin e rëndësisë dhe vlerave Trashëgimore Kulturore dhe rekomandimin e hapave për mbrojtje dhe ruajtje të “Guri i Pashke Markut” në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Po ashtu, të dyja palët u dakorduan që të gjitha veprimet që janë të natyrës së njejtë të punës, do të krijohen grupet e përbashkëta profesionale për të arritur rezultate sa më pozitive.