Vizita e Drejtorit të AMKMK-së në “Mullirin e UÇK-së” në Shalë

Më 16 tetor, Drejtori i AMKMK-së z.Bislim Zogaj dhe Drejtori i DFSHP-së z.Adnan Elshani ishin në vizitë tek mulliri i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë, ishte në shërbim të popullatës shqiptare dhe të UÇK-së. Ky mulli nuk i kishte bërë ballë viteve mjaftueshëm dhe Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, kishte vendosur që ta bëjë konzervimin e tij. Punimet po vazhdojnë në mënyrë të duhur dhe duket që shumë shpejtë, ky mulli do të jetë i gatshëm t’i rezistojë më tutje kohës.