Vizitë e Drejtorit të AMMKM-së z. Imer Hakaj dhe stafit të institucionit në Qendrën Përkujtimore “Bllaca ‘99”,në Han të Elezit

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale të Kosovës z. Imer Hakaj bashkë me stafin e institucionit, sot vizitoi Qendrën Përkujtimore “Bllaca ‘99”, në Han të Elezit për të kujtuar ditët e shprënguljes me dhunë të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre dhe vuajtjet nga regjimi serb.
Poashtu, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik nga Komuna Hani i Elezit, znj. Majlinda Kaloshi, nga afër e vizituan përfundimin e projektit “Eksodi Bllaca 99-të”, të dy fazave të punimeve.
Kjo ngjarje do të jetë përherë pjesë e historisë tonë shtetërore, sepse vetëm duke i kujtuar vuajtjet, do ta mbajmë gjallë ndjenjën e atdhedashurisë.
Në vend, bashkë me përfaqësuesit e komunës, u diskutua edhe vazhdimi i trajtimit të metutjeshëm për ndërhyrje shpëtimi të gjendjes të Trenit të Eksodit në vend të ngjarjes historike.