Vizitë në Kompleksin Memorial “Varrezat e Dëshmorëve” – Kleçkë

Gjatë ditës së djeshme (27 tetor), ekipa e AMKMK-së ishte në vizitë në Kompleksin Memorial “Varrezat e Dëshmorëve” në Kleçkë ku së bashku me Kompaninë e kontraktuar, diskutuan rreth përgatitjeve për fillimin e punimeve për ndërtimin e rrethojës së varrezave të dëshmorëve.
Njëkohësisht u inspektua edhe mirëmbajtja e Memorialit ku edhe aktualishit punëtorët ishin duke punuar në atë drejtim.