Vizitë në komunën e Kamenicës

Takimi me kryetarin e Kamenicës z. Qëndron Kastrati, në vazhdim të bashkëpunimeve të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës me komunat e Kosovës.
Drejtori i AMKMK-së z. Bislim Zogaj u takua me Kryetarin e Komunës së Kamenicës z. Qëndron Kastratin dhe diskutuan për projektin që përfshinë renovimin dhe ndërtimin e memorialeve për heronjtë e kësaj komune. Z. Zogaj u shoqërua nga kryetari Kastrati për të parë nga afër gjendjen aktuale të memorialeve ku planifikohet të investohet. Pas këtyre vizitave u dakorduan për angazhimin e përbashkët për ndërtimin dhe ruajtjen e trashëgimisë tonë kulturore e historike.
Bashkëpunimet e tilla ndërinstitucionale janë shpresë dhe siguri për ruajtjen e kontributit të heronjëve tanë për Kosovën.