Vizitë në Komunën e Malishevës me rastin e Ditës së Çlirimit

Sot Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës z. Bislim Zogaj vizitoi Kryetarin e Komunës së Malishevës z. Ragip Begajn me ç’rast e uroi për përvjetorin e Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të kësaj komune. Poashtu, z. Zogaj i shoqëruar nga kryetari Begaj, përfaqësuesit dhe familjarët e dëshmorëve dhe veteranëve si dhe shumë qytetarë bën homazhe tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, Pllaka Përkujtimore e Dëshmorëve si dhe Kompleksi Memorial i Dëshmorëve të Malishevës i cili është rinovuar dhe menaxhohet nga AMKMK-ja.
Data 16 qershor përveç që do ngelet dita e lavdishme e historisë së Komunës së Malishevës, do mbetet ditë lavdie edhe për mbarë historinë e Kosovës.