Ky objekt përfaqëson heroizmin e luftëtarëve të UÇK-së, të cilët, pavarësisht mungesës së armëve moderne, arritën të shkatërrojnë makinerinë ushtarake serbe. Objektet historike të kësaj periudhe janë ruajtur me kujdes të veçantë nga banorët e fshatit që nga lufta e deri më sot.
Agjencia do të angazhohet maksimalisht për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e këtij objekti, që jo vetëm nderon historinë e lavdishme të UÇK-së, por edhe shërben si frymëzim për brezat e ardhshëm mbi atdhedashurinë dhe sakrificën.
Në fazën e parë, do të ndërmerren investime emergjente për krijimin e kushteve të përshtatshme, duke shtruar rrugën drejt një projekti tërësor që do të përfshijë edhe hapësirën përreth.
Bashkëpunimi rreth investimeve në këtë objekt ndërmjet Agjencisë, përfaqësuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Komunës së Malishevës dhe kryesisë së fshatit do të jetë i rëndësisë primare.