Vizitë nga Drejtori dhe zyrtarë të AMMKM-së në vendin e ngjarjes në Lipjan, ku u ekzekutuan qytetarë të pafajshëm gjatë luftës në Kosovë.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale Z.Hakaj, së bashku me bashkëpunëtorët Inxhinierin e Ndërtimtarisë z.Dreshaj dhe Përgjegjësen e Zyrës Ligjore znj.Zogu, vizituan vendin e ngjarjes në Lipjan, në të cilin u ekzekutuan qytetarë të pafajshëm gjatë luftës në Kosovë.
Po ashtu ata u informuan për inciativën e qytetarëve për të inicuar jetësimin e këtij projekti ku së bashku me iniciatorët e projektit në fjalë, u diskutua forma e bashkëpunimit edhe nga AMMKM.
Drejtori z.Hakaj shprehi gatishmërinë e plotë për të gjetur zgjidhje për realizim të projektit duke deklaruar se projekte të tilla janë obligime institucionale në realizim të vizionit të AMMKM-së në lidhje me memorizimin e të kaluarës sonë të lavdishme.