Zbulimi i Shtatores së Heroit të Kombit Isa Kastrati – Kamenicë

Gjatë ditës së sotme, në 24 vjetorin e rënjes, u bë zbulimi i shtatores së Heroit Kombëtar Isa Kastrati, në qytetin e Kamenicës.
Heroi Isa Kastrati, i lindur në vitin 1947, ishte sypatrembur dhe atdhetar shumë i përkushtuar drejt synimit për lirinë e atdheut deri në vetmohim, ku edhe ra heroikisht me datë 21 prill të vitit 1999.
Në ceremoni morrën pjesë familje të dëshmorëve, shokë, bashkëveprimtarë e familjarë të heorit, organizata e institucione të ndryshme shtetërore, përfshirë edhe drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale z. Bislim Zogaj.

Ky projekt u financua nga Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale.