Zbulimi i Shtatores të Heorinës së Kombit Mervete Maksutaj.

Sot me datë 04.12.2021, pikërisht në 23 vjetorin e vdekjes, u bë zbulimi i Shtatores së Heroinës Mervete Maksutaj në oborrin e spitalit të Pejës.
Kjo Shtatore ishte një ndër projektet e realizuara në mënyrën më të mirë të mundshme nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale (AMKMK) që po mundohet t’i kryej obligimet me nder dhe respekt për ata që kontribuan dhe dhanë jetën për Lirinë që ne po gëzojmë sot.

Heroina Mervete Maksutaj, së bashku me bashkëluftëtarin e saj Besnik Shala, kishin organizuar një nga aksionet më të guximshme të UÇK-së për të tërhequr nga spitali bashkëluftëtarin e tyre të plagosur, Naim Lushi.
Gjatë këtij aksioni dhe përballjes direkte me forcat serbe, Mervete Maksutaj ra heorikisht duke lënë dëme shumë të mëdha kundër tyre.

Lavdi e përjetshme dhe respekt për të gjithë ata që kontribuan dhe dhanë jetën për Liri.