Shtepia Muze e Zijah Shemsiut - Përlepnicë, Gjilan
Zijah Shemsiu është dëshmori i prangosur, demonstruesi i rreshtit të parë dhe luftëtari i paepur për çlirim.
I apasionuar pas dramës së Shakespeare-it, ai zotëronte gjuhët frënge, angleze, gjermane, italiane dhe spanjolle, ishte studiues i kryengritjeve të popujve të shtypur anembanë botës si dhe shok i Kadri Zekës, Jusuf Gërvallës, Hasan e Rexhep Malës dhe i Isa Kastratit.
U arrestua bashkë me Sami Kurteshin, në tetor të vitit 1983, ku u dënua me 15 vjet burg të rëndë e me torturë, por, nuk u thye për asnjë çast. Ia arrestojnë edhe babanë Hasanin dhe dy vëllezërit, Shabanin dhe Fetahun, praktikisht, të gjithë burrat e familjes. Sepse, siç do të përgjigjej para trupit gjykues në Beograd, në manifestimet për Kosovën, ai thjesht nuk kishte “asnjë mungesë, as të arsyeshme, as të paarsyeshme”. Ashtu si gjatë hetimeve, edhe gjatë vuajtjes së dënimit ishte shembull i qëndresës. Dora e tij nuk shkroi asnjë lutje, asnjë kërkesë a ankesë. E vetmja shkresë që nënshkroi ai ishte letra e hapur: “Ngjarjet në Kosovë, nuk janë kundërrevolucion”, dërguar organeve më të larta partiake e shtetërore, me anën e së cilës ai dhe të dënuar të tjerë politikë, demaskonin shpifjet dhe trillimet ndaj tyre e mbronin edhe njëherë hapur kërkesat e drejta e të ligjshme të popullit.
Vetëm pak ditë pas dorëzimit të kësaj letreje, famljes Shemsiu, i komunikohet lajmi për “vdekjen” e Zijahut, pa kurrëfarë arsyetimi për shkaqet e vdekjes.
Më 4 maj të vitit 1985, në Burgun Qendror të Beogradit u martirizua në ballë të detyrës, në shërbim të kombit e atdheut, projektuesi i luftës së armatosur, Zijah Shemsiu. Ai së bashku me shokët e idealit, Rexhep Mala,Nuhi Berisha e Enver Topalli e të tjerë u angazhaun që Lëvizja ta intensifikojë luftën për krijimin e Republikës Shqiptare në ish-Jugosllavi edhe me revolucion të armatosur.
Ku u bë vrasja makabre ëe burgun qendror te Beogradit te deshmorit te kombit Zijah Shemsiu,
Më 6 maj të vitit 1985 i jepet lamtumira e fundit, Zijahut të tyre, të mbështjellë me flamurin kombëtar. Misionarët e UDB-së bënin presion për ta bojkotuar varrimin e Zijahut dhe familjen e tij. Askush nga Përlepnica nuk e pranoi këtë turp. Shembull i qëndresës është nëna e tij, znj. Lutfije, në momentin e takimit me trupin e pajetë të birit të saj.
Ëndërr e Zijahut dhe shokëve të tij ishte organizimi i një Ushtrie Çlirimtare që do t’i dilte zot atdheut. Ai ishte pararendës i UÇK-së heroike dhe epopesë së saj të lavdishme.
Në themelet e lirisë, pavarësisë dhe të arriturave tjera në Kosovën martire, qëndron e gravuar për jetë edhe vepra dhe kontributi i Zijah Shemsiut. Emri dhe vetëmohimi i tij gëzon gjithandej respekt e mirënjohje e pa dyshim që në të ardhmen do të ketë vlerësim dhe trajtim edhe më të denjë e më meritor.
Andaj, në shtëpinë e tij janë ruajtur shumë kujtime nga e kalauar e tij,me fotografi dhe gjëra nga ekaluara e tij.
- Listing ID: 1628