Shtatorja e Dëshmorit Bedri Shala - Drenas
Bedri Shala lindi më 2 qershor të vitit 1969, në fshatin Gjergjicë të komunës së Drenasit (ish-Gllogoc).
Pas betejës së 24 marsit të vitit 1998 në fshatin Gllogjan, fshat që ishte bërë beden i pathyeshëm i rezistencës, Bedri Shala caktohet komandant për stërvitjen e rekrutëve. Këtë detyrë të rëndësishme ushtarake ai do ta ushtrojë deri në fillim të qershorit të vitit 1998. Në momentin kritik, derisa ishte afruar për të hyrë në tank, një plumb snajperi i armikut e godet në kraharor.
Komandant Bekim Berisha, me disa luftëtarë, me mortaja dore të tipit 150 dhe 500 i sulmon forcat armike dhe arrin te trupi i plagosur i Bedriut.
Me këtë rast zhvillohen luftime të ashpra. Në tërheqje e sipër, një predhë e armës armike godet për vdekje edhe Bekim Berishën. Atë ditë në altarin e atdheut bien heroikisht edhe bashkëluftëtarët, Elton Zherka e Përmet Vula.
Bedriu kishte jetuar deri në orën një pas mesnatës. Plagët kishin qenë vdekjeprurëse, por Bedriu kishte dëshmuar stoicizëm.
Në përkujtim të veprës së tij heroike, Komanda e Zonës Operative të Dukagjinit. Brigadën 134 të UÇK-së e emërton me emrin e dëshmorit Bedri Shala.
Trupi i dëshmorit Bedri Shala prehet në amshueshmëri në Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Polac të Drenicës.
Në nderim për veprën e tij heroike, është ndërtuar edhe Shtatorja e tij në Drenas.
- Listing ID: 2453
- E ndërtuar nga: Komuna