Shtatoret e Dëshmorëve Adem, Shaban e Hamëz Jashari - Drenas
Shaban Jashari ka lindur në vitin (1924). Shabani ishte bujk. Mirëpo, pas Luftës së Dytë Botërore, për një kohë pati ushtruar profesionin e mësuesit, por për shkak të veprimtarisë atdhetare ai do të largohet nga procesi mësimor. Ai pa ndonjë kundërshti vendosi të merrej me punimin e tokës dhe edukimin e fëmijëve në frymën e atdhetarizmit. Edhe nëna e Ademit,Zahidja rridhte nga një familje e njohur atdhetare e galicajve. Kur Shabani kthehet nga ushtria, fillon të punojë si mësues në Skenderaj deri kur burgoset nga pushteti me akuzën se ka qenë “i papërshtatshëm. Në kohën kur ishte burgosur Shabani i kishte pasur 28 vjet. Pas burgimi të Shabanit, Murati u ballafaqua çdo herë me vështirësi të mëdha, duke filluar nga problemet ekonomike, presionet e ndryshme e deri te izolimi i tij nga pushteti dhe rrethi për gjashtë vjet me radhë. Shabani, gjithmonë ka qenë i përcjellur dhe i ndjekur nga pushteti, deri në momentin e fundit të jetës së tij. Pushteti e ka pasur parasysh atë si mësues e intelektual që ishte në atë kohë në Drenicë, prandaj UDB-në, e kanë penguar dy gjëra; e para, pse babai mësonte drejt fëmijët e tij, dhe e dyta, autoriteti i madh që kishte në Drenicë. Prandaj, pushteti ka dashur ta dërgojë atë për të punuar si mësues në Gjilan, në Gollak, por ai nuk kishte pranuar. Më së shumti ka punuar në Tërdec, Obri, Prekaz, Klinë, Prelloc, Skënderaj, etj.Si mësues ka punuar prej vitit 1949-1952, kur edhe burgoset nga pushteti iatëhershëm. Edhe gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, thuhet se Shabani se ka pasur shumë probleme si me serbët ashtu edhe me partizanët. Ai i ishte bashkangjitur prej fillimit e deri në fund Shaban Polluzhës. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, problemet me pushtetin megjithatë nuk marrin fund, por veç sa vijnë e shtohen.
ishte Kryekomandanti dhe themeluesi kryesor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Lindi më 28 nëntor 1955 në fshatin Prekaz të Poshtëm të Drenicës, në Kosovë dhe ra dëshmorë më 7 mars 1998 në të njëjtin fshat, gjatë Sulmit në Prekaz. Pas luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.Sëbashku me vëllain e tij Hamzën, Adem Jashari ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore–ushtarake serbe, të cilët më vonë e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Adem Jashari ra heroikisht sëbashku me 58 anëtarët e familjes së tij. Ky është rast unikat në historinë e luftërave. Ai njihet si “Komandanti Legjendar i UÇK-së”. Urdhëri “Hero i Kosovës” iu dha atij në vitin 2008 nga Kryeministri i Kosovës.
Hamëz Jashari ka lindur më 19 shkurt të vitit 1950. Ai ishte fëmija i tretë i familjes së Shaban Jasharit. Shkollimin fillor e kreu në Skënderaj, ku mbaroi edhe shkollën e mesme.Ishte njëri nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vëllau i kryekomandantit të UÇK-së Adem Jasharit, ishte djali i dytë i mësuesit Shaban Jashari. Shkollën fillore e kreu në shkollën e fshatit, në Kosovë . Pas luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.
Në orën 5 e tridhjetë minuta kishte filluar bornbardimi i Kullës nga të gjitha anët. Ishin vënë në shënjestër edhe shtëpia e Hamit Jasharit dhe ato të Jasharajve të tjerë, lagjja e të ci1ëve mbahej nën rrethim të hekurt. Në Kullën e Qëndresës ndodheshin: Shaban jashari, komandanti Adem Jashari, Hamëz Jashari, daja Osman Geci nga Llausha,
Drejt Drenicës në përgjithësi e në veçanti drejt Kullës së Jasharëve në Prekaz ishin nisur njësi të panumërtatë ushtrisë dhe të policisë okupatore serbe. Ato dislokuan armë të rënda të artilerisë të kalibrave të mëdhenj, topa, praga, raketa të tipeve të ndryshme, tankse, autoblinda, minahedhës kalibrash të mëdhenj e armë të tjera. Ranë dëshmorë më 7 Mars 1998 po në të njejtin fshat, gjatë Sulmit në Prekaz
- Listing ID: 2457
- E ndërtuar nga: Komuna