Vendi i Masakrës - Poklek i Vjetër, Drenas
Në Poklek të vjetër të Komunës së Drenasit, në lagjen Mucolli ndodhi një makabre, me 17 prill 1999, në këtë ditë të kobshme një grup i popullatës civile që u larguan nga hapsira që po zhvilloheshin luftime deshën të largohenshin në drejtim të Drenasit ish Gllogoc, dhe në hyrje të saj u ndaluan nga policia kriminale serb që i detyruan të ktheheshin persëri në fshatin Poklek i vjetër në lagjen Muçolli, me tu kthyer dy polic serb i morën të gjithë pengët mbi 50 persona dhe i vendosen në këtë shteëpi pas pak minutash dy djemt e Ymer Elshani dhe dy vajzat e familjes Mucolli u larguan nga objekti dhe shkuan në shtëpin e vjeter që ishte pranë saj.
Me të filluar të bijë nata dy policet serb u futën në dhomën përplot me pleq, gra e fëmije dhe hollen bomba fillimisht, pastaj pas pak minutash zbrapsen edhe rafallet me kallashnikoll për ti vrar edhe një pjesë që kishin mbetur gjallë dhe menjherë pas saj disa të plagosur dhe disa të tjerë arriten të dalin nga kjo dhomë dhe të largohen, ku sot e kesaj dite janë gjallë dhe rrëfejnë ngjarjen.
Pas kësaj policia kriminale serbe u kthyen mbrapa qe ti a venë flaken dhe ti humbin gjurmët ku kishin përdorur edhe benzinen, poashtu kanë dal dhe i kane vra dy djemt e Ymer Elshani dhe dy vajzat e familjes Muçolli ku edhe këtyre ju kanë vu flaken dhe mandej pak më tutje edhe e kanë vra Ymer Elshani dhe kryefamiljarin e familjes Muçolli, dhe të njejtit i kishin futur në pusin që ishte afër.
Pasi që UÇK-ja mori vesh për ngajrjen hyn brenda e panë qa kishte ndoshur dhe për të pasur mundësi që të ndriçohet ky rast i Masakres i grumbulluan ato pak kocka që kishin mbetur nga te dya objetkte dhe nga pusi i nxoren Ymerin dhe kryefmailjarin e familjes Muçolli, ku i varrosen perkohesisht në një pyll, ku pas luftës i rivarrosen në memorialin e Fshatit.
Në këtë masakër kishte familjar nga familja Muçolli, Elshani, Craku, Hoxha dhe tjeter të panjohur.
N% vitin 2019 me qëllim të ruajtjes dhe ndricimit të rastit të kësaj masakre AMKMK hartoi projektin për konzverim dhe restaurimin e objektit, pastaj në vitin 2020 ndërmorri masa konkret në ekzekuitmin e punimeve duke i konzervuar dhe restauruar të dy objektet ku ishin kry Masakrat.
- Listing ID: 2493
- Viti i ndërtimit: 2020
- Vlera e ndërtimit: 116,509.02 Euro.
- E ndërtuar nga: AMKMK