Shtatorja e Dëshmorit Pal Paluca - Prizren
Pal Paluca është i lindur më 17 shkurt të vitit 1974 në fshatin Mirditë, ish-Trapeticë, famullia e Velezhës, Rrafshi i Anadrinit, komuna e Prizrenit. Doli dhe u rrit në gjirin familjar të Mark Palucës, vatër kjo mikëpritëse e bujare, e njohur anembanë trojeve tona për burra që pati dhënë, prandaj ishte në shënjestër e në luftë përherë me turk, me shkja e me caragorë, për çka edhe nuk iu ndalën asnjëherë ndjekjet, burgosjet dhe vrasjet djalë pas djali, por i ndihmonte Zoti edhe kur e shkatërronte djalli. Edhe pse Mark Paluca me Rozën e Bardhasanës së Gjakovës, kishte shumë fëmijë; pesë djem: Ndoun, Marjanin, Kastriotin, Vilsonin e Palin, katër vajzal Marinë, Martën, Gjylën e Manën, Mark Paluca kishte dëshirë të flaktë për t’i shkolluar bijtë.
Ardhja e Palit në Rrafshin e Anadrinit dhe vendosja e tij në Brigadën 125, në fshatin Reti, jo larg vendlindjes së tij, sot Mirditës, përmbush faqet e anelave të luftës me aksione guerile veçanërisht në aksin rrugor Prizren-Gjakovë
Pal Paluca, përherë ishte në krye të pjesëmarrësve në ato protesta e demonstrata. Pikërisht për këto aktivitete u bjen në sy strukturave udbeske të instaluara në Perëndim, prandaj edhe si i ndjekur, nuk kthehet më në Kosovë.
Por, më 5 maj të vitit 1999, duke zhvilluar aktivitetet luftarake, madje ofensive, për avancim në drejtim të aksit rrugor Prizren-Gjakovë, bjen heroikisjt në breg të lumit Teplluhë, jo larg Urës së Piranës, Amaneti i tij:
’Vazhdoni aty ku mbeta!’’ e Pali me gjakun e tij skuqi valët e Drinit të Bardhë e sot trupi i Pal Palucës pushon duke pritur realizimin e amanetit, pushon në Qytetin e Dëshmorëve, në Landovicë, pranë Remzi Ademajt e pranë Tahir Sinanit.
- Listing ID: 3206
- E ndërtuar nga: Komuniteti i Fshatit Trepetnicë dhe Donator