Shtatorja e Dëshmorit Ismajl I. Kryeziu - Dushanovë, Prizren
Dëshmori i kombit, Ismajl Kryeziu, ka lindur më 20 shkurt të vitit 1965, në Arbanë të Prizrenit. Si i ri mori pjesë në çdo demonstratë dhe organizim të kohës kundër regjimit serb në vitet e 80-ta duke u kundërshtuar hapur atë. Në fillim të viteve të 90-a ai ishte pjesëtar i Frontit të Rezistencës, organizatë politiko-ushtarake, e formuar gjithandej në Kosovë. Shtëpia e tij ishte strehë e bashkëveprimtarëve të cilët i bënin nismat dhe rrugëtimet nga aty për bërë sa më dinamik organizimin e rezistencës së armatosurë kundër pushtuesit serb.
Me riorganizimin e NKMDLNJ-së në vitin 1996 Ismajl Kryeziu zgjidhet kryetar i këtij këshilli, por që vepronte në ilegalitet, pa zyre të caktuar por në shtëpi të ndryshme pasi qysh në vitin 1993 ishte mbyllur zyra e këtij institucioni pas presionit dhe përndjekjes së anëtarëve të saj nga forcat policore okupatore serbe.
Ismajli sistemohet në radhët e UÇK-së në Reti në kuadër të Brigadës 125 të Zonës Operative të Pashtrikut. Fillimi i vitit 1999 e gjen të angazhuar dhe në ballë të sfidave të ndryshme për furnizimin më armatim dhe kalimin e kufirit shqiptar-shqiptar.
Para lagjja e Prizrenit e cila dikur quhej “Dushanovë” ishte një qendër e rezistencës. E veçanta e kësaj ane ishte sikurse edhe e “Tususit” angazhimi i pothuajse të gjithëve banorëve në rezistencën dhe luftën kundër pushtuesi serb prandaj ajo ishte bërë cak i tyre për t’i shkatërruar organizimet e rezistencës çlirimtare.
Ismajl Kryeziu që nga 18 prilli i vitit 1999 konsiderohet i zhdukur, pasi gjatë një aksioni bie në duart e forcave serbe në Lagjen “Arbana” ku po i kryente detyrat e luftëtarit të Brigadës 125 e që për fatin e tij edhe me tutje nuk dihet asgjë.
Ai pas vetës ka lënë bashkëshorten, Nurijën, bijat Sarandën, Serafinën dhe Kaltrinën si dhe bijtë Besartin e Burimin.
- Listing ID: 3208
- E ndërtuar nga: Komuna