Shtatorja e Dëshmorit Xhevat Berisha - Prizren

 Shtatore

Xhevat A. Berisha lindi më 30.08.1961, Ushtria Çlirimtare e Kosovës kudo andej në vendin tonë,zhvilloi luftë trimërie e beteja të lavdishme që lanë gjurmë të pashlyer.
Beteja e shtatorit e vitit 1998 në Vërri ishte e do jetë njëra nga ato, ku burrat e djemët e kësaj treve si pjesë e pandarë e UÇK-së, dinijtetshëm e me guxim luftuan kundër ordhive pushtuese Serbe. Kjo betejë do mbetet në historinë e pupullit tonë si një betejë që do kujtohet brez pas brezi,ajo sot zenë vendin e vet në mesin e betejve më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ç’do luftë e betejë i ka njerzit e vet që dëshmuan e dhanë të tërën që patën me dhanë nga vetvetja për lirinë e atdheut e të popullit të tyre. A ka dëshmi e gatishmëri ma të madhe se sa njeriu me pushkë në dorë me ra në vijat e frontit për liri?
Heroi ynë Xhevat Berisha ishte i tillë. Me plotë kuptimin dhe forcën e fjalës e themë se heroi ynë ky burr ishte e do mbetet shpirti i UÇK-së për Komunën e Prizrenit,shpirt që lëngonte për lirinë e atdheut e të popullit të tij. Liria i ka heronjët e vet, Xhevati ishte e do jetë fuqishëm njëri nga ata.
Xhevati ishte e do mbetet themeluesi i celulave të para të UÇK-së për Komunën e Prizrenit, shtëpia e tij ishte shenduar në shtëpi të shumë djemve ma të mirë e të guximshëm të kësaj treve.
Shpirti i tij prej çlirimtari ishte kalitur qysh në rininë e hershme, rinia e tij kaloi duke shkruar poezi kushtuar atëdheut të robëruar e rrugës së lirisë. Pjestar i organizimit ilegal politik, mësues patriot dhe petagog i kompletuar.
Madhështia e këtij burri qëndronë aty që rrallë kush mund ta bënte, la ditarin e nxënësve dhe lapsin në tavolinë, dhe ato zëvendësoi me pushkën e kushtrimit për liri a vdekje. Më 1 shtator pasdite pas luftimeve titanike që bëni s’bashku me shumë djemë trima të kësaj treve, në fshtin Lez ra heroikisht për most ë të vdekur kurrë Xhevat Berisha .
Ramja e Xhevatit aq sa ishte e dhimbshme aq ishte edhe krenare, të gjithë njërzit do vdesin por ata që ranë për lirinë e atdheut do rrojnë e do kujtohen brez pas brezi.
Sot emrin e Heroit tonë mbanë nipi tij djali i Bearit.
Sot në Sheshin Shatërvan në Prizren,kokë lartë me qantë në krahë e pushkë në dorë qëndronë krenare shtatorja e heroit tonë.
Kjo shtatore këtu u vendosë këtu do mbetet për gjithmonë si dëshmi e kohës, duke thënë se në këtë vend ka patur një luftë e ajo i kishte djemët e burrat e saj që luftuan e ranë për lirinë e kësaj toke.
Lavdi e përjetshme për Heroin tonë Xhevat Berisha.

  • Listing ID: 3214
  • E ndërtuar nga: Shoqata e veteranve te luftes dhe Donator