Shtatorja e Adem Jasharit - Dragash

 Shtatore

Adem Jashari ishte i biri i Shaban Jasharit dhe i Zahidesë. Ai lindi në ditën më të shënuar të historisë sonë kombëtare, më 28 nëntor, në datën e kthimit të Gjergi Kastriotit në Krujë dhe në datën tjetër të historisë, kur Ismail Qemali shpalosi në Vlorë flamurin e pavarësisë të Shqipërisë. Ademi lindi në Prekaz, më 28 nëntortë vitit 1955, në dimrin që mbahet mend për acar dhe dhunë mizore që ndërmori regjimi jugosllav kundër shqiptarëve, më pretekst të kërkimit të armëve në mbarë Kosovën. Kjo ishte koha e aksionit famëkeq për çarmatosjen e shqiptarëve. Mësimet flliestare i mori në Skënderaj, ndërsa shkoilën e mesme teknike e mbaroi në Mitrovicë. Ademi, ashtu sikur edhe shumë të rinj liridashës të kohës, kishte edhe preokupime të veçanta. E donte dhe e çmonte arrnën. Ëndërronte lirinë e popullit të tij të robëruar dhe të nëpërkëmbur. Në pranverë të viteve 1989-90, me rastin e revoltës gjithëpopullore të shqiptarëve.në Kosovë, Ademi, së bashku me Ilaz Kodrën, Osman Gecin, Sahit Jasharin, Jakup Nurën e të tjerë, organizoi demonstratat në Skënderaj. Adem Jashari me vëllezërit Rifatin, Hamzën dhe me shokët e idealit nga Drenica si: Ilaz Kodra, Sami Lushtaku, Jakup Nura, Zenun Kodra, Besim Rama, Sahit Jashari, Fadil Kodra, Nuredin Lushtaku, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramiz Lladrovci, Sylejman Selimi, Rafet Rama e të tjerë, mori përsipër ta lëvizte përpara orën e madhe dhe tejet të rëndë të historisë.
Lajmi për rënien e Adem Jasharit, të 20 pjesëtarëve të familjes së ngushtë të Shaban Jasharit dhe 39 të tjerëve nga familja e gjerë Jasharaj, si dhe të atyre që kishin qëlluar gjatë atyre ditëve në Prekaz, kishte prekur shpirtin e çdo shqiptari liridashës dhe ishte reflektuar me një dhembje të pakrahasueshme kudo te shqiptarët.
Më 28 nëntor të vitit 1998 Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin e shpall Komandant Legjendar të UÇK-së.
Emri i Adem Jasharit, pa dyshim, është emri më i frekuentuar shqiptar në mediat shqiptare dhe botërore, qysh nga 5 marsi i vitit 1998. Pothuajse nuk ka familje shqiptare që nuk e ka portretin e Adem Jasharit, andaj pothuajse në çdo vend të Kosovës është vendosur Shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari.

  • Listing ID: 3551
  • Viti i ndërtimit: 2016
  • E ndërtuar nga: Komuna