Busti i Dëshmorit Ismet Jashari Kumanova - Temeqinë, Malishevë
Dëshmori Ismet Jashari lindi në fshatin Orizare të Kumanovës më 16 prill të vitit 1967.
Menjëherë pas epopesë së Prekazit, më 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998, militanti i përkushtuar i luftës çlirimtare Ismet Jashari bën përgatitjet e fundit për të hyrë në Kosovë. Më 11 mars të po atij viti, ai, bashkë me Fehmi Lladrovcin, Xhevë Lladrovcin, Mirush Dakën, Bekim Berishën, Agim Bajramin, Fatmir Limajn, Haxhi Shalën e të tjerë, futet në zonat ku po vepronte Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe arrin në Likoc të Drenicës, ku asokohe ndodhej baza më e rëndësishme e UÇK-së.
Në mëngjesin e hershëm të 25 gushtit 1998, Ismet Jashari kishte kundërsulmuar befasishëm, në përpjekje për t’i marrë trupat e ushtarëve të rënë. Pas disa orë luftimesh në një distancë të afërt, në altarin e atdheut, në Luzhnicë, bie trimi ndër më të dalluarit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari, komandant Kumanova.
Në nderim dhe respekt të heroizmit të treguar për çlirimin e Kosovës, pas rënies së tij, Brigada 121 e Zonës Operative të Pashtrikut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mori emrin “Ismet Jashari – Kumanova”. Për ta nderuar emrin e tij, më vonë, në verë të vitit 2001, edhe brigada 113 e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e cila ka vepruar në zonon e Kumanovës, ka marrë emrin “Ismet Jashari”
Emrin e Komandant “Kumanovës” e ka mbartur me pietet edhe Brigada 313 e TMK-së, e Zonës së Parë të Mbrojtjes, në Malishevë.
- Listing ID: 3582
- Viti i ndërtimit: 2013
- E ndërtuar nga: Fshati