Busti i Dëshmorit Ibrahim Uruçi - Bresalcë, Gjilan

 Bust

“Hushi” siç e thërrisnin të gjithë Ibrahim Uruçin, është nderi dhe krenaria e popullit të Kosovës. Vetëflijimi i tij është lapidari kryesor i lirisë. Kujtimi për “Hushin” nuk shuhet kurrë, ai është gjithmonë në mendjet e zemrat tona ashtu siç është dielli i pranishëm në tokë me rrezet e tij.
Tek Ibrahim Uruçi që nga rinia e hershme ishin vërejtur shenjat e trimërisë, guximit e patriotizmit për kombin e atdheun.

Sakrifica e Ibrahim Uruçit u ndërtua për liri, ai shpesh thoshte,” Liria ndërtohet me jeta të rënësh, ndërtohet me gjak e ndërtohet me dëshmor. Pa dashuri ndaj atdheut nuk ka liri”. Nëpër shtigjet që hapi “Hushi” me shokët e tij duke shkrirë jetët e tyre të njoma ku marshuan e luftuan krenarë, UQK-ja është amanet i cili është obligim i ynë për ta ngritur në piedestalin më të lartë të sakrificës për çlirimin e atdheut.

Ibrahim Uruçi krenaria e kombit shqiptarë, luftoi gjoks me gjoks me forcat serbe, ai ishte i vendosur e sy shqiponje me zemër luani, ai nuk diti se çka është frika edhe pse shumë herë i dërmuar nëpër kazamatet serbe, Ibrahim Uruçi bëhej edhe më i fortë drejt lirisë së popullit të tij.
Dëshmori i kombit Ibrahim Uruçi-HUSHI, ra në altarin e lirisë në lagjen e Bullovit në Marec me 21 prill të vitit 1999, për të mos vdekur e harruar kurrë.

  • Listing ID: 1625
  • E ndërtuar nga: Fshati