Busti i Dëshmorit Halit Geci - Llaushë, Skenderaj

 Bust

Halit Geci lindi më 16 nëntor të vitit 1945, dhe vdiq më 26 nëntor të vitit 1997. Atë ditë, Adem Jashari me bashkëluftëtarët e tij i kishin zënë pritë policisë serbe në vendin e quajtur Klisyrë, në fshatin Rrezallë e Re.
Atë ditë, pas një përleshjeje të ashpër frontale në mes të luftëtarëve çlirimtarë, të cilëve u printe vetë komandant Adem Jashari, Haliti krahas punës me ditar, me të gjithë arsimtarët e shkollës kishte qenë i mobilizuar për t’i mbrojtur nxënësit. Aty ai plagoset nga një predhë e pushtuesit dhe përfundon në Spitalin e Mitrovicës. Por, plagët kishin qenë vdekjeprurëse. Kështu, më 26 nëntor të vitit 1997, ai u martirizua nga arma gjakatare e armikut duke mbetur përherë në mendjen e popullit për veprën e tij. Në nderim të heroizmit të pashembullt të tij iu ngrit edhe busti në vendlindjen e tij, në Llaushë.

  • Listing ID: 2649
  • E ndërtuar nga: Komuna, Shkolla