Busti i Dëshmorit Maxhun M. Cekaj - Irzniq, Deçan

 Bust

Dëshmori i kombit, Maxhun Çekaj u lind më 10 maj të vitit 1941 dhe më 11 gusht të vitit 1998, bie heroikisht.

Ai bie në ofensivat e gushtit të vitit 1998. Nga mobilizimet e forcave serbe ishte edhe brigada e përbërë nga mercenarë rusë e të tjerë të përgatitur mirë e të armatosur, të cilët ia kishin mësyrë edhe pikës së Gerdajave, ku i kishte pozicionet Maxhun Çekaj me 50-60 ushtarë të UÇK-së, të cilët për disa orë me radhë i bënë ballë sulmit të armikut serb, me ç’rast u vranë mbi 20 paramilitarë serbë. Pas 12 orë luftimesh të pabarabarta, në Gerdaja, më 11 gusht të vitit 1998, bie heroikisht dëshmori Maxhun Çekaj.

Dëshmori i kombit Maxhun Çekaj është varrosur me nderime të larta ushtarake, natën e 11 gushtit 1998 në vendlindjen e tij, në Irzniq, vend ku i është ngritur edhe busti.
Ai la pas vetes gruan dhe gjashtë fëmijë.

  • Listing ID: 2941
  • E ndërtuar nga: Komuna