Busti i Dëshmorit Abdullah Ramadan Tahiri - Gjilan

 Bust

Abdullah Tahiri lindi më 1956 në fshatin Malishevë të Gjilanit, në një familje atdhedashëse. Në vitin 1981 ishte student i vitit të katërt të Fakultetit të Bujqësisë. Më 11 mars të atij viti ai ishte njëri ndër prijësit e revoltës studentore. Mori pjesë në demonstratat e 1 dhe 2 prillit të vitit 1981 në Prishtinë. Milicët jugosllavë e kishin arrestuar dhe për disa muaj ishte mbajtur në burgun e Gjilanit. Regjimi serb i kishte vënë në gjurmë aktivitetit të tij edhe në kuadrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj e ndoqi në çdo hap. Ndërkohë Abdullahu, në fshatin e tij, kishte formuar njësitin, të cilin e kishte armatosur e me të cilin bënte stërvitje të vazhdueshme. Abdullahu u ishte nënshtruar torturave çnjerëzore, por për asnjë moment akuzave që po i bënte Sigurimi serb. Fatkeqësisht, ndërkohë, UDB-ja arrestoi edhe një grup tjetër bashkëluftëtarësh, me ç’rast rëndohet edhe më tepër pozita e tij. Gjatë gjykimit ishin përfshirë në të njëjtën aktakuzë të gjithë të arrestuarit. Megjithatë, rasti i tij u trajtua si i veçantë. Në procesin gjyqësor, në verën e vitit 1998, Abdullahu u dënua me katër vjet burg, si pjesëtar i UÇK-së.
Brenda mureve të burgut të Dubravës, më 19 maj të vitit 1999. Trupi i tij është gjetur pranë trupit të dëshmorit Enver Topalli, në varrezat masive në Rakosh, afër dhjetë kilometra larg vendit të krimit.

  • Listing ID: 1621
  • E ndërtuar nga: Fshati