Shtatorja e Dëshmorit Driton Islami - Ferizaj

 Shtatore

Driton Kadri Islami u lind në Talinoc të Jerlive, të Komunës së Ferizajt, më2 shkurt të vitit 1975. Shkollën Fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen e filloi në Shkollën e Mesme Ekonomike “Faik Konica”, në Ferizaj në Drejtimin e tregtisë. ysh në moshë të re u dallua për veprimtari atdhetare. Ishte nxënës kur mori pjesë në demonstratat e vitit 1989. Në fillim të viteve 90-ta (1990-1993), Dritoni punonte në Ndërmarrjen Ndërtimore Tregtare “Tali”. Në këtë periudhë po ashtu u mor me aktivitete sportive dhe kulturore, duke organizuar manifestime me rastin e datave të shënuara historike. Ishte sponsor i klubit të futbollit, “Besa” në fshatin e tij.
Përveç betejave dhe furnizimit me armatim, një detyrë tjetër që bënte Toni ishte edhe përcjellja e liderëve të UÇK-së nga një zonë tek zona tjetër, sikur ishte pëcjellja e një pjese të delegacionit të Rambujesë nga Maqedonia për në Kosovë deri në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Beteja e fundit që Dritoni zhvilloi në luftë me forcat serbe ishte ajo e datës 18 prill 1999, kur në fshatin Slivovë të Ferizajt forcat paramilitare serbe ndiznin shtëpitë e shqiptarëve. Kështu, Dritoni, së bashku me Naim Bekën dhe luftëtarë të tjerë i sulmuan forcat serbe, ku u zhvillua një betejë, që për rrjedhojë pati pasoja të mëdha për të dy palët ndërluftuese. Për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, humbja ishte tejet e madhe ngase në fushë të betejës ranë trimërisht Driton Islami (Toni) dhe Sadik Bega (Mortaja), dy luftëtarët ndër më të dalluarit të Zonës Operative të Neredimes. Mirëpo, në anën tjetër edhe forcat serbe pësuan humbje të mëdha, ngase pas sulmit të dytë që iu bë nga UÇK-ja aty mbeten të vdekur disa ushtarë dhe paramilitarë serbë. Sipas bashkëluftëtarëve të tij, Toni ishte i armatosur mjaft mirë, ngase kishte një pushkë AK-47, dy granata dore, dhe një skorpion. Ai ra dëshmor në luftë ballpërball me forcat serbe më 18. 4.1999 në Slivovë të Ferizajt.
Fillimisht, bashkëluftëtarët e varrosin në Slivovë, ndërsa rivarroset dy herë: një herë në Mollopolc të Shtimes, më 27 korrik 1999, e pastaj në Varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj, mç 15 shtator 1999.

  • Listing ID: 1781
  • Viti i ndërtimit: 2020
  • E ndërtuar nga: Komuna