Busti i Dëshmorit Imer S. Shala - Miradi e Epërme, Fushë Kosovë

 Bust

Ky bust u ngrit në nderim të heroizimit të pashembullt të Dëshmorit Imer Shala. Ai u lind më 02 Shtator 1971 dhe më 07 prill 1999 ra heroikisht kur u përpoq që ta tërhiqte trupin e pajetë të shokut të tij, Xhevat Demaku, por që fatkeqësisht pëson të njëjtin fat sikurse miku i tij. Ai ra për të mos vdekur kurrë, duke na lënë në kujtesë gjithmonë veprën heroike të tij.

  • Listing ID: 2284
  • Viti i ndërtimit: 2016
  • E ndërtuar nga: Komuna, Shkolla