Busti i Heroit Reshat Ymeri - Gjilan

 Bust

Para 31 vitesh, më 29 janar 1990, Reshat Ymeri (1962) u qëllua për vdekje nga policia serbe, derisa po demonstronte kundër dhunës dhe padrejtësive të Beogradit mbi shqiptarë.
Vlerësohet lartë vepra e tij e lavdishme për kauzën e përgjithshme kombëtare për çlirimin e vendit, për arritjen e lirisë dhe për rezultatet që ne i prekim sot – lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Reshati ka qenë njëri prej veprimtarëve që në vijën e parë të protestave dhe të angazhimeve ka ra dëshmor për këtë ditë që po e gëzojmë sot. Ai, me guximin dhe idealin e tij, u bë sinonim i lirisë dhe i luftës për drejtësi.

  • Listing ID: 1634
  • E ndërtuar nga: Komuna