Kompleksi Memorial Beteja e Kosharës - Koshare, Gjakovë

 Kompleks Memorial

Ky kompleks memorial u ndërtua në nderim të Betejës së Kosharës. Me vendim të Qeverisë së Kosovës  zona prej 2488 hektarësh në zonën ku u zhvillua Beteja e Kosharës, shpallet zonë e interesit të veçantë.

Beteja e Kosharës u zhvillua më 9 Prill të vitit 1999 në kuadër të komandës së UÇK-së. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori mbështetje nga Ushtria e Shqipërisë. Është njëra ndër betejat më të përgjakshme dhe më të suksesshme të Luftës së Kosovës. Në këtë betejë Ushtria Jugosllave e humbi kontrollin e kufirit Kosovë–Shqipëri, e cila ishte një fitore e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke i detyruar ushtarët serbë të largohen nga kufiri dhe duke e mundësuar kalimin e sigurt të armëve dhe vullnetarëve nga Shqipëria për në Kosovë. Beteja e Kosharës zgjati nga 9 Prilli deri më 10 Qershor 1999, kur edhe u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës e cila i dha fund Luftës së Kosovës. Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të vitit 1999, shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës. Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet shqiptare, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të thyhet kufiri gati 100 vjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Beteja e Kosharës ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë.

Në këtë kompleks Memorial janë investuar 3,641,729.00 Euro (nga MMPH dhe AMKMK) investime kapitale në tri faza dhe rreth 180,000.00 Euro ka kushtuar hartimi i projektit ideor dhe kryesor.

Kompleksi përmban varrezat e dëshmorëve dhe të veteranëve, portën triumfale me 114 shtylla që simbolizojnë 114 dëshmorët, amfiteatrin, objektin e recepsionit, shtartin e lumti dhe digën e ujit, heliodromin, parkingjet, staza për ecje, gjelbërim, kazermën, vëzhgimorën. Kurse, pritet të ndërtohet amfiteatri, muzeu, lapidari në mes të varrezave dhe ura.

  • Listing ID: 5338
  • Viti i ndërtimit: 2012-2015- MMPH, 2015-2022- AMKMK
  • Vlera e ndërtimit: rreth 780,000.00 Euro- MMPH, 3,041,729.65 Euro- AMKMK
  • E ndërtuar nga: AMKMK
  • Nr parcelës:: 00190-0, 00189-0, 00176-0, 00175-0, 00174-0, 00173-0, 00331-0, 00173-0,00172-0, 00335-0