Kompleksi Memorial Dëshmorët e ZOLL - Penuhë, Podujevë
Ky kompleks memorial është ndërtuar në shenjë nderimi të dëshmorëve të Zonës Operative të Llapit. Kompleksi përmban hapësirën me sipërfaqe prej rreth 8 hektarësh. Kompleksi përmban varrezat e dëshmorëve, fontanën (shatërvanin), objektin administrativ, muzeun dhe shkallët që qojnë deri te shtatorja e njohur si “Engjëlli i lirisë”, objektin e recepsionit dhe të muzeut, hapësirën e gjelbëruar, ndriçimin, shëtitoret. Në fazën e parë ka investuar Fondacioni Behxhet Pacolli në bashkëpunim me ZOLL-in dhe komunën e Podujevës. Po ashtu, në këtë fazë ishte ndërtuar rrethoja, objektet e recepsionit dhe të muzeut, si dhe shkallët së bashku me Shtatoren e lirisë.
Në fazën e II-të dhe të III-të ka investuar AMKMK-ja e cila i ka ndërtuar varrezat e dëshmorëve, gjelbërimin, sistemin e ujitjes, fidanët, ulëset dhe shëtitoret. Gjithashtu, tani parashihet të ndërtohen edhe varrezat për veteranët.
- Listing ID: 2771
- Viti i ndërtimit: 2007-2008- Fondacioni Behgjet Pacolli, 2013-2022- AMKMK
- Vlera e ndërtimit: rreth 1,800,000.00 Euro Fondacioni Behgjet Pacolli, 1,279,631.73- AMKMK
- E ndërtuar nga: Fondacioni Behxhet Pacolli, AMKMK
- Nr parcelës:: 00415-1, 00416-1, 00415-2, 00416-2, 00417-0, 00418-0