Kompleksi Memorial Dëshmorët e ZOLL - Penuhë, Podujevë

 Kompleks Memorial

Ky kompleks memorial është ndërtuar në shenjë nderimi të dëshmorëve të Zonës Operative të Llapit. Kompleksi përmban hapësirën me sipërfaqe prej rreth 8 hektarësh. Kompleksi përmban varrezat e dëshmorëve, fontanën (shatërvanin), objektin administrativ, muzeun dhe shkallët që qojnë deri te shtatorja e njohur si “Engjëlli i lirisë”,  objektin e recepsionit dhe të muzeut, hapësirën e gjelbëruar, ndriçimin, shëtitoret. Në fazën e parë ka investuar Fondacioni Behxhet Pacolli në bashkëpunim me ZOLL-in dhe komunën e Podujevës.  Po ashtu, në këtë fazë ishte ndërtuar rrethoja, objektet e recepsionit dhe të muzeut, si dhe shkallët së bashku me Shtatoren e lirisë.

Në fazën e II-të dhe të III-të ka investuar AMKMK-ja e cila i ka ndërtuar varrezat e dëshmorëve, gjelbërimin, sistemin e ujitjes,  fidanët, ulëset dhe shëtitoret. Gjithashtu, tani parashihet të ndërtohen edhe varrezat për veteranët.

  • Listing ID: 2771
  • Viti i ndërtimit: 2007-2008- Fondacioni Behgjet Pacolli, 2013-2022- AMKMK
  • Vlera e ndërtimit: rreth 1,800,000.00 Euro Fondacioni Behgjet Pacolli, 1,279,631.73- AMKMK
  • E ndërtuar nga: Fondacioni Behxhet Pacolli, AMKMK
  • Nr parcelës:: 00415-1, 00416-1, 00415-2, 00416-2, 00417-0, 00418-0