Lapidari i Gursel e Bajram Sylejmani - Sadovinë, Viti

 Lapidar

Dëshmori Gursel Sylejamni ka lindur më 1 nëntor 1961 kurse Bajram Sylejmani ka lindur më 3 dhjetor të vitit 1965, në fshatin Sadovinë të komunës së Vitisë.
Sot këta dy vëllezër dëshmorë qëndrojnë përkrah njëri-tjetrit edhe në lapidarin që dëshmon lavdinë e tyre, i ngritur në hyrje të fshatit të lindjes, si dhe në kujtesën liridashëse të popullit shqiptar.
Më 14 korrik të vitit 1998, Bajrami hyn në radhët e njërit prej njësiteve të para të UÇK-së, të cilat ato ditë formuan pikat e reja ushtarake në Jezercë. Më 26 shtator të viit 1998, pasi kishte grumbulluar forca të shumta, pushtuesi sulmoi në drejtim të Jezercit, nga të gjitha drejtimet: nga Neredimja, Gremja, Pleshina, Zaskoku, Zhupa e Siriniqit, Kodra e Shtimes, Carraleva dhe nga drejtimi i Budakovës, ku tashmë kishin arritur të depërtojnë forcat e armikut. Njësitet e UÇK-së të vendosura në Jezercë ishin vënë në gjendje gatishmërie për të mbrojtur deri në fund pozicionet e tyre. Luftime të ashpra vazhduan deri në pasditen e 28 shtatorit. Heroizmi i çlirimtarëve ishte i madh. Rënia e pozicioneve të tyre ndodhi vetëm pas mbarimit të municionit, vetëm pas një epopeje të lavdishme dhe pas rënies në fushën e nderit, të dëshmorëve Bajram Sylejmani, Arsim Zeqiri, Sejdi Sejdiu, Salih Baliu, Gursel Sylejmani, Bashkim Vishi e Lulëzim Guta, të cilët ishin të pozicionuar në dy pika ushtarake. Në pikën e parë, në lindje të Jezercit ishte i pozicionuar Bajrami me bashkëluftëtarë. Shënjestra e të gjitha llojeve të armëve të rënda të armikut, së pari ishte orientuar te kjo pikë. Pas një rezistence të fuqishme e heroike, Bajrami hyn në përjetësi. Disa çaste më vonë, në pikën tjetër ushtarake të UÇK-së bie Gursel Sylejmani.

  • Listing ID: 2113
  • Viti i ndërtimit: AMKMK - 2019, 2020
  • Vlera e ndërtimit: Komuna - 30,000.00 Euro, AMKMK - 19,400.00 Euro
  • E ndërtuar nga: Komuna, AMKMK
  • Nr parcelës:: P-70101024-00422-0