Memoriali i Mujë Krasniqit dhe 42 të Vrarëve - Pashtrik, Prizren

 Memorial

Ky memorial u ndërtua në nderim të  rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 Dëshmorëve të rënë në malet e Pashtrikut. 24 vjet më parë, gjatë mëngjesit të acartë të 14 dhjetorit të vitit 1998 luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës derisa po sillnin armë në Kosovë, kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia e armikut, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut.

Gjatë luftimeve të pabarabarta të zhvilluara në borën e dhjetorit, veç dëshmorëve të rënë, u plagosën edhe dhjetëra luftëtarë, ndërsa disa luftëtarë u zunë rob lufte, por pas një aksioni të zhvilluar nga luftëtarët e UÇK-së tetë ushtarë të ushtrisë serbe ishin kapur nga luftëtarët e UÇK-së dhe me ndërmjetësimin e OSBE-së u bë këmbimi i ushtarëve të të dyja palëve.

Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtate të Kosovës të rënë në brezin kufitar shqiptaro-shqiptar u varrosën në Polac të Drenicës me nderime larta ushtarake, më 21 dhjetor 1998.

Memorial u ndërtua nga AMKMK gjatë viteve 2018-19 dhe përmban lapidarin me emrat e dëshmorëve dhe pjesëmarrësve në këtë betejë, shtigjet përreth lapidarit, bunkerët, parkingjet dhe gjithashtu u rregullua rruga gjër tek memoriali.

  • Listing ID: 3252
  • Viti i ndërtimit: 2018-2019
  • Vlera e ndërtimit: 123,350.92 Euro.
  • E ndërtuar nga: AMKMK
  • Nr parcelës:: P-71813047-01474-0