Memoriali i Masakrës së Izbicës- Izbicë, Skenderaj
Ky memorial u ndërtua në nderim të martirëve të masakrës së Izbicës. Masakra e Izbicës u krye nga aparati shtetëror Serb me 27-28 mars 1999 dhe ishte një nga masakrat e mëdha të kryera nga serbët gjatë Luftës në Kosovë. Në këtë masakër u vranë dhe u masakruan rreth 150 civilë Shqiptarë. Numri i saktë i të vrarëve ende nuk dihet pasiqë disa nga të masakruarit në këtë masakër janë ende të zhdukur.
Për të fshehur gjurmët e krimit policia dhe ushtria Serbe, dy muaj pas masakrës, i zhvarrosën trupat e të vrave dhe i dërguan nëpër Serbi e Kosovë. Por që ishin satelitët e NATO-s që e identifikuan vendin si varrezë masive.
Kompleksi u ndërtua gjatë viteve 2012-2015 nga MMPH. Kurse nga viti 2015 Ky kompleks kalon nën menaxhim dhe mirëmbajtje të AMKMK-së.
Kompleksi përmban varrezat e martirëve, lapidarin, stazat, gjelbërimin.
- Listing ID: 2665
- Viti i ndërtimit: MMPH-2012-2015,
- Vlera e ndërtimit: MMPH -321,925.50 Euro ( së bashku me memorialin e varrezave në Rezallë)
- E ndërtuar nga: MMPH dhe AMKMK
- Nr parcelës:: 00256-0