Shtëpia Agjensia Kosovapress dhe Radio Kosova e Lirë - Berishë, Malishevë
Në këtë shtëpi gjatë viteve 1998-1999 u vendosen Agjensia Kosovapress dhe Radio-Kosova e Lirë.
Radio Kosova e Lirë ka shërbyer gjatë kohës së luftës e cila ishte e vendosur në bjeshkët e Berishës në zonën ku quhej si zona e Lirë ku ishte Shtabi i Përgjithshëm 121, ishin spitalet dhe kuzhina te UÇK-së, dhe poashtu në këtë zonë funksiononte jashtëzakonisht mirë shërbimi i informativ i UÇK-së, i cili i siguronte lajmet për transmetim.
Lajmet i merrnin nga frontet e luftës nga betejat e ndryshme pra e informonin popullatën e asaj kohe për zhvillimet e luftimeve nëpër betejat e ndryshme si dhe për torturat dhe masakrat që bënte ndaj popullatës civile.
Filllimisht Radio Stacioni ishte i vendosur në nje objekt në fshatin Berishë, dhe pastaj për tu siguruar nga bombardimet që ishin të shpeshta u vendosen në një Bunker në fshatin Novosellë e që prej atje transmetoheshin lajmet.
Kjo Radio përveq informimit luante rol edhe në ngritjen e moralit të Ushtrisë së UÇK-së dhe të popullatës në përgjithësi.
- Listing ID: 3602
- Viti i ndërtimit: 2003
- E ndërtuar nga: Komuna e Malishevës