Shtatore e Dëshmorit Agron O. Rama - Gjakovë

 Shtatore

Dëshmori i kombit, Agron Rama, është i lindur në fshatin Smolicë të Rekës së Keqe, komuna e Gjakovës, më 10 gusht 1972. Shumë herët mbeti pa babë Osmanin, që nga viti 1987, prandaj nënës Shakë i ra që ta rrisë Agronin, Rukën, Servetin, Ramën, Shkëndinë, Sinaverin dhe Gazmendin. Shkollën fillore Agroni e mbaroi në vendlindje, me sukses të shkëlqyeshëm, prandaj nëna Shake, me dëshirë që fëmija i parë t’i shkollohet për t’i nxjerrë në dritë vëllezërit dhe motrat, e regjistroi në shkollën e mesme profesionale në Gjakovë. Por edhe të rinjtë nga Shqiponja, Gllogjani e Smolica shtojnë veprimtarinë, sa në shtrirje aq edhe në intensitet, prandaj edhe Agron Rama, si kryetar i fshatit, më 1997 mobilizon familjen, kushërinjtë dhe fshatin.
Gjatë luftimeve të dhjetorit në Gllogjan, ndërsa në Pashtrik gjurmohej pas luftëtarëve të Grupit të Mujë Krasniqit, Agron Rama kryente aksione guerile “dëmto e tërhiqu”, si në Smolicë ashtu edhe në fshatrat e Rekës së Keqe dhe plagoset rëndë më 16 dhjetor, por shkatërron efektivin dhe teknikën e bandave serboçetnike dhe falë altruizmit dhe vendosmërisë së shokëve, arrin të tërhiqet.
Përcjellja e fundit kah amshimi dhe përjetësia i bëhet më 5 shkurt në Shqiponjë, pranë Agim Zenelit, ndërsa më 5 shtator 1999 Agron Osman Rama rivendoset në Smolicë, në “Kopshtin e Dëshmorëve”. “Luanin e Smolicës” me shkrime e përkujtuan: Hasan Hasani e Bajram Kurti, ndërsa krahas emrit të kazermës “Agron Rama” në Deçan, përjetësinë ia ruajnë shumë këngë të Zeqë Kuqit e Rifat Berishës si dhe rapsoditë e Shaban Shishmanit e Hysni Kelmendit, nën tingujt e të cilëve lëshojnë shtat Osmani – Moni, tani semimaturant dhe Fioralba, një bukuroshe që ende rritet në prehrin e gjyshes Shake, bijë krenare e Hxhijajve të Korenicës, nënë që lindi Agron Ramën, të shtrirë në gojëdhëna toponimike prej “Urës së Musë Ymerit” e deri te “Ura e Rogovës”

  • Listing ID: 2979
  • E ndërtuar nga: Komuna