Shtatorja e Dëshmorit Artim S. Jashari - Mitrovicë

 Shtatore

Artim Jashari u linë më 2 korrik 1974 në Mitrovicë. Vetëm dy muaj pas rënies së Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së, në Mitrovicë krisi një pushkë që jehoi cep më cep në kufijtë e Kosovës. Pas dy vjetësh qëndrimi në Suedi, në vitin 1995 është kthyer prej atje, duke e braktisur jetën luksoze, për të qenë afër njerëzve të tij dhe Kosovës, pa të cilën nuk jetonte dot. Artimi është shquar sidomos gjatë protestave të studentëve në vitin 1997, dhe veçon një rast, kur një nga njoftimet për protestën e njohur të 1 tetorit që po shpërndante ai, e kishte vendosur jashtë dritareve të një lokali në veri të qytetit, edhe pse kishte vërejtur se brenda kishte të ulur policë serbë. pikërisht në natën që e kishte ndërmarrë aksionin, më 6 maj 1998, nëna ia kishte rregulluar mbajtësen e automatikut, meqë ai ishte ankuar se po ia vriste krahun.ipas tij, ai më pas ishte zhdukur në terrin e natës, diku rreth orës 24:00, ndërsa më vonë ishin dëgjuar të shtënat. Më 6 maj 1998 Artim Jashari sulmoi policët serb tek stacioni i autobusëve Mitrovicë me atë rast, ai i kishte lënë të vrarë tre policë serbë, ndërsa pak minuta më vonë kishte ndërruar jetë edhe vetë, nga një plumb që e kishte goditur.
Tre ditë më pas, pasi policia e kishte liruar kufomën, mitrovicasit e kishin varrosur me nderime trimin për të cilin thureshin legjenda, që luftën e Adem Jasharit e vazhdoi në Mitrovicë, e cila në atë kohë po gjëmonte nga dhembjet e dhunës së pushtuesit.
Ndërkaq, në shenjë respekti dhe nderimi për dëshmorin, është ndërtuar sheshi që mban emrin e tij, afër stacionit të autobusëve në Mitrovicë.

  • Listing ID: 2177
  • E ndërtuar nga: Komuna