Shtatorja e Dëshmorit Kemajl R. Hetemi - Ferizaj

 Shtatore

Kemajli lindi më 10 shkurt të vitit 1968 në Ferizaj. Babë Ruzhdiu dhe nënë Habibja, u përkujdesën duke punuar me mund e djersë, për të krijuar kushte për edukimin dhe rritjen e mbarë të tre bijve të tyre. Qysh i ri ndikohet nga literatura me përmbajtje kombëtare. Ishte nxënës i klasës së shtatë të shkollës fillore kur shpërthyen demonstratat e rinisë studentore më 3 prill të vitit 1981në Ferizaj.
ë bashku me vëllezërit, Hasanin e Bekimin dhe me kushërinjtë: Fadilin Qamilin e të tjerë, ka marrë pjesë aktive në demonstratat e protestat e viteve 1988-1990. Kemajli nuk mjaftohej vetëm me pjesëmarrje në radhët e demonstruesve në Ferizaj, edhe pse qyteti i Ferizajt asokohe ishte një bastion i qëndresës, por merr pjesë në demonstrata që u zhvilluan edhe në Prishtinë, në mbrojtje të autonomisë dhe institucioneve të Kosovës. Më 26 shtator, forcat armike goditën nënzonën e Jezercit nga të gjitha drejtimet: nga Neredimja, Kodra e Shtimes, nga Gremja Zaskoku e Pleshina si dha nga Zhupa e Siriniqit. Në të gjitha pikat luftëtarët çlirimtarë kishin qëndruar të patundur. Edhe pse raporti i forcave në këto luftime ishte krejtësisht i pabarabartë qëndrimi luftarak i çlirimtarëve shënonte epërsinë e tyre morale.
Edhe më 27 dhe 28 shtator të vitit 1998, luftimet nuk ishin ndërprerë. Luftëtarëve çlirimtarë kishte filluar t iu mbarohej municioni. Forcat armike kishin avansuar në drejtim të pikave. Nga mesdita e 28 shtatorit, Kemajl Hetemi, Bajram Sylejmani, Gursel Sylejmani e të tjerë luftonin ballë për ballë forcave armike, në mes të dy pikave.
Atë ditë në pozicionet e pikave luftarake të Jezercit bien trimërisht dhe heroikisht, Kemajl Hetemi, Bajram Sylejmani, Gursel Sylejmani, Bashkim Vishi, Nazim Terziu, Sejdi Sejdiu, Salih Baliu, Lulëzim Guta dhe Salih Baliu. Shumë të tjerë kishin marrë plagë të lehta dhe të rënda. Më 12 shtator të vitit 1999, trupi i dëshomit Kemajl Hetemi dhe i dëshmorëve të tjerë rivarroset në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në hyrje të Ferizajt. Atje prehen në përjetësi eshtrat e Kemajl Hetemit dhe të shumë dëshmorëve të tjerë.

  • Listing ID: 1785
  • E ndërtuar nga: Komuna