Shtatorja e Dëshmorëve Xhelal Hajda-Toni e Selajdin Mullabazi-Mici - Rahovec

 Shtatore

Xhelal Bajram Hajda, i njohur si ’’Kolonel Toni’’ si ’’Komandant Toni’’ e si ’’Toni’’ është i lindur më 19 korrik të vitit 1967.
I ati, Bajram Hajda, ishte i biri i Sinanit të Xhelës nga zjarri i Halitit të njohur si Halit Hajda e Halit Aga.
Si i ri dhe tejet dinamik, përherë mbetet kundërshtar i ligjeve jugosllave, prandaj edhe shpesh arrestohet dhe pas ,,vlerësimit të të gjitha rrethanave’’, i shqiptohet dënimi me vuajtje në burgim e në kohëzgjatje prej 5 vjetësh, afat ky të cilin Xhelali e kalon nëpër kazamatet jugosllave të Goli Otokut, të Lepogllavës, të Splitit e të Shibenikut. Në Burgun e Lepogllavës u njoftua me Adem Demaçin për të cilin kishte respekt të veçantë Pas ndezjes së rezistencës së armatosur, pas ’’Flakës së Prekazit’’, më 6 mars të vitit 1998, Xhelal Hajda vendos t’i gjegjet Kosovës dhe Prekazit legjendar. Braktis Kroacinë dhe Gospiqin e Likës, u bashkohet shokëve të luftës kroate dhe luftëtarëve të tjerë që vinin nga diaspora dhe kështu të gjithë për një, marrin rrugën për Shqipëri. Më 17 korrik të vitit 1998, Beteja e Rahavecit, Xhelal Hajdën-Tonin e zë në detyrat logjistike, prandaj me të marrë këtë lajm niset nëpërmjet Bajram Currit që t’i afrohet Gllogjanit e së andejmi edhe Rahavecit, por arrin pas tërheqjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbi Rrasat e Rahavecit, në drejtim të ’’Kërshit të Keq’’ Më 6 nëntor të vitit 1998 nga Shqipëria arrin një grup i armatosur të cilin deri në Krushë të Madhe e kishte shoqëruar Xhavit Elshani-Leopardi e së andejmi grupin e kishin pranuar Xhelal Hajda-Toni e Selajdin Mullabazi-Mici. Itinerari i grupit ishte: Reti, Samadraxhë-Dabërdelan, Pagarushë e për në Drenicë pasi që kishte luftëtarë të Zonës Operative të Shalës.
Sot, në vendin e rënies së Tonit me shokë, te Kryqi i Apterushës shkëlqen një lapidar për të pesë luftëtarë dhe pranë tij rrjedh një krua, kurse rivarrimet janë bërë në njëvjetorin e rënies dhe Toni e Mici janë në krye të luftëtarëve të tyre në ’’Kopshtin e Dëshmorëve’’ të Rahavecit.
Selajdin Hamid Mullabazi-Mici është i lindur në Rahavec më 6 maj të vitit 1970. Hamid Mullabazi e kishte shtëpinë rrëzë Lugjeve të Verdha, Mahalla e Mullabazëve në kuadër të pjesës së njohur të Sallatashit të Rahavecit. Këto janë kullat dhe konaqet e njohura të Halil Homzës, të njohur në këngët popullore kundër Reformave të Tanzimatit
Shkollimin fillor Selajdin Mullabazi e mbaroi në Rahavec krahas punëve të shumta rreth ekonomisë familjare bujqësore të cilat i ushtronte me vëllezërit Halilin e Ahmetin. Duke vepruar për ’’Çështjen e Madhe’’ shquhet sidomos në Demostratat e Janarit të vitit 1990 në krye të të cilave ishte profesor Ukshin Hoti, kur ranë edhe dëshmorët e parë të Anadrinit.
Kështu edhe Selajdin Mullabazi-Mici, me të dëgjuar krismat e Adem Jasharit u bashkohet shokëve të Drenicës. Më 29 mars merr rrugë për në Drenicë së bashku me Hamdi Mullaliun e Ismet Tarën me shpresë se menjëherë do të arrinë në Prekazin e Adem Jasharit.
Më 12 maj të vitit 1998 Selajdin Mullabazi-Mici merr pjesë dhe shkëlqen gjatë luftimeve në Betejën e Bardhatinit dhe prej kësaj date merr nofkën luftarake ’’Mici’’ me dëshirë dhe kërkesë të Isuf Sherif Gashit (Bacës së Madh) pas nxjerrjes së Osman Zyberajt të plagosur në këtë betejë.Selajdin Mullabazi-Mici shquhet me një heroizëm gjatë luftimeve përreth Rahavecit dhe brenda linjës Rrasat e Rahavecit e Krahishtë dhe priste me padurim që prej Shqipërie të kthehet Xhelal Hajda-Toni.
te Kryqi i Apterushës fillojnë luftimet në një afërsi apsolute (pritë e patrulla) dhe përjetësinë e marrin Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri, ndërsa mbijetojnë me shumë plagë në trup luftëtarët: Lulzim Ymeri dhe Kujtim Saraçi, të Zonës Operative të Shalës.

  • Listing ID: 1658
  • E ndërtuar nga: Komuna