Shtatorja e Dëshmorit Agim Ramadani - Gjilan
Agim Ramadani u lindmë 3 maj të vitit 1963, në Zhegër të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen, drejtimi ekonomik, në Gjilan. Qysh si nxënës i shkollës fillore kishte shfaqur prirje për fjalën artistike dhe shije për art e humor. Si nxënës ishte i dalluar edhe në aktivitetet shkollore dhe jashtë saj. Pas marrjes pjesë në organizimin e demonstratave të vitit 1981 në Gjilan, Agimi ishte përjashtuar nga procesi mësimor dhe ishte dënuar me dy muaj burg. Meqenëse ishte maturant, pas daljes nga burgu atij iu mundësua kryerja e maturës dhe arrin të regjistrohet në Akademinë Ushtarake të Zagrebit. Në këtë akademi ai merr tituillin inxhinier i komunikacionit tokësor, njihet me emrin Katana.
Pas kryerjes së akademisë ushtarake, Agimi një kohë shërben në disa prej kazermave të ushtrisë së atëhershme jugosllave, por duke i parë shkeljet e të drejtave kombëtare të të gjitha nacionaliteteve josrbe, nga armata jugosllave, ai dezërton nga radhët e kësaj ushtrie. Së bashku me të shoqen Shukrien e me dy fëmijët, Jetonin dhe Edonin, në fund të dhjetorit të vitit 1992 shkon në Zvicër.
Agim Ramadani, duke vënë mbi të gjitha interesin kombëtar dhe duke i parë përparësitë e shumta të realizimit të luftës ëlirimtare, propagonte me sukses masivizimin e UÇK-së, me moton mobilizuese: Ejani me ne në luftë, e jo shkoni në luftë, kurse ideali tek ai ishte i paçmueshëm dhe i papërsëritshëm, kur thoshte: Mallkuar qoftë gjaku im, nëse më vrasin pa luftuar!
Në betejën e zhvilluar në Oplazë, më 9 gusht 1998, njësitet e UÇK-së, ku bënte pjesë edhe Agimi, kishin vrarë 17 ushtarë dhe 2 oficerë serbë.
Më 15 shtator 1998, në aksionin e rrufeshëm mbi Bjeshkët e Gjeravicës, këto njësite vranë 40 ushtarë serbë dhe plagosën shumë të tjerë. Në periudhën e armëpushimit midis UÇK-së dhe forcave jugosllave, gjatë muajve tetor-dhjetor 1998, Agim Ramadani u mor me riorganizimin dhe përgatitjen e forcave, që për shkaqe taktike kishin kaluar në Shqipëri.
Në orën 3 të mëngjesit të hershëm të 9 prillit 1999, një njësit i Brigadës të Zonës Operative të Dukagjinit, me 69 ushtarë, i udhëhequr nga Agim Ramadani, me përpjekjet heroike, mori njërën pas tjetrës të gjitha objektet dhe pikat e zjarrit të okupatorit serb në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në zonën e Koshares. Po përcëllonte zjarri i luftës dhe në këtë zjarr, po çliroheshin hap pas hapi pjesët e robëruara të Kosovës.
Gjatë kohës së luftës, pas rënies së tij, Brigada 138 e Zonës Operative të Dukagjinit u emërua me emrin e Agim Ramadanit. Në fshatin e lindjes së Agim Ramadanit, në Zhegër të komunës së Gjilanit, i është ngritur përmendorja.
- Listing ID: 1565
- E ndërtuar nga: Komuna