Shtatorja e Dëshmorit Bafti N. Haxhiu- Viti

 Shtatore

Bafti Nexhip Haxhiu ka lindur më 11 qershor 1955 në fshatin Skifteraj (ish Gjylekar) të Vitisë.
Ka punuar në Zvicër dhe në pranverën e vitit 1999 iu bashkua radhëve të UÇK-së. Përgatitjet psiko -fizike dhe taktiko – ushtarake i kreu në Qendrën Stërvitore të Burrelit (prill – maj 1999). Gjatë Operacionit ‘Shigjeta’ (i shtrirë në tri Drejtime Taktike – DT1, DT2, dhe DT3) e që drejtohej nga Shtabi Operativ i UÇK-së në Cahan – Kukës, Bafti N.Haxhiu ishte zëvendëskomandant i kompanisë së dytë (me komandant Isa Ademin nga Kumanova), në njësinë TF-2 në krye me eprorin Fazli Berisha që operonte në Drejtimin Taktik nr.3 (DT3) Gorozhup.
Kur Isa Ademi tërhiqet nga vija e frontit, komandant i Kompanisë së dytë emrohet Agim Muharrem Meha nga Ferizaji.
Bafti N.Haxhiu ka rënë dëshmor më 26 maj 1999 në pjesën malore, rrëzë Pashtrikut.

______________________________________________
Pashtriku.org

  • Listing ID: 2082
  • E ndërtuar nga: Komuna