Busti i Dëshmorit Ramadan Morina - Damanek, Malishevë

 Bust

Ky Bust u ndërtua në nderim të rënies heroike të Dëshmorit Ramadan Morina. Ai lindi më 1 nëntor të vitit 1960 dhe ra heroikisht më 17 maj të vitit 1998.
Në mëngjesin e rënies së tij, forcat policore e ushtarake serbe shumë të armatosura hynë në oborrin e familjes së tij, ndërkohë që një helikopter i forcave serbe vëzhgonte nga ajri .
Pas një rezistence realisht të madhe ranë heroikisht tre vëllezërit Ramadan, Sefer dhe Brahim Morina. Në ndërkohë u zu i gjallë edhe djali i agjës së Ramadanit, Hajdin Morina, i cili u torturua barbarisht si dhe u arrestuan edhe shumë kushërinj e bashkëfshatarë të tyre të cilët u rrahën mizorisht.
Në orët e mesnatës, në kushte dhe rrethana lufte, luftëtarët e rënë për liri, bashkëluftëtarët e tyre i varrosin me nderime ushtarake në varrezat e fshatit Zabergjë.

  • Listing ID: 3576
  • Viti i ndërtimit: 2015
  • E ndërtuar nga: Familja