Kompleksi Memorial - Krushë e Madhe, Rahovec

 Kompleks Memorial

Ky kompleks është ngrit në shenjë nderimi të të rënve e që kryesisht janë Martirë të fshatit Krushë e Madhe dhe fshatrave përreth. Në këtë Kompleks gjinden Varrezat e Martirëve dhe Dëshmorëve, gjendet Lapidari me emrat e të gjithë të rënve, amfietari, stazat për këmbësor, gjelbërimi, elektrika, rrethoja etj.
Pozita është në mes të fshatit Krushë e Madhe, investimi është bërë nga MMPH-Departamenti i planifikimit Hapsinorë.
Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat që kreu Ushtria Serbe gjatë Luftës së Kosovës mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë. Masakra u krye më 25 mars 1999 në fshatin Krushë e Madhe, në afërsi të Rahovecit, një ditë pas fillimit të bombardimeve të Jugosllavisë nga NATO dhe la rreth 243 viktima, ndërsa 63 nga viktimat mbeten të zhdukura. Sipas një dëshmitari, forcat serbe kishin planifikuar të masakronin 500 persona.

  • Listing ID: 1702
  • Viti i ndërtimit: 2013-2022
  • Vlera e ndërtimit: 70,000.00- AMKMK
  • E ndërtuar nga: MMPH, Komuna, AMKMK, Bashkfshatarët
  • Nr parcelës:: P-71513005, 02047-2