Kompleksi Memorial “Masakra e Reçakut” – Reçak, Shtime

 Kompleks Memorial

Ky kompleks memorial u ndërtua në nderim të martirëve të Masakrës së Reçakut. Masakra e Reçakut u krye nga Ushtria dhe Policia Serbe me 14-15 Janar 1999, në fshatin Reçak, në Shtime. Me 14 janar të 1999, forcat Serbe tentuan të hynë në fshat, mirëpo hasen në rezistencë të UÇK-së . Në shenjë hakmarrjeje me 15 Janar i morën të gjithë banorët e fshatit dhe i mblodhën në vendin e ashtuquajtur “Kodra e Bebushit”. Në këtë vend i masakruan dhe vranë 45 civilë shqiptarë. Me 16 Janar 1999, William Walker- ambasador i OSBE-së në Kosovë, e vizitoi kodrën e Bebushit dhe u tmerrua nga masakra. Si rezultat i asaj vizite Masakra e Reçakut u bë ndërkombëtarisht e njohur, më çrast rezultoi në vendimin për bombardimet e NATO-së kundër Serbisë.

Kompleksi Memorial “Masakra e Reçakut” filloi të ndërtohej në vitin 2008 nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kurse nga vitit 2016 ky kompleks ka kaluar në përgjegjësi të Agjencisë. Kompleksi përmban varrezat e martirëve, murin përkujtimor, shtatoren e William Walkerit, zyret administrative, fontanën, staza, parkingje, hapësira gjelbëruese. Në kuadër të zonë së veçantë janë edhe dy shtëpi ku janë kryer masakrat dhe kanë gjurmë të luftës  që AMKMK do ti konzervojë.

  • Listing ID: 5602
  • Viti i ndërtimit: 2008-2022
  • Vlera e ndërtimit: Rreth 1,600,000.00 Euro MMPH, AMKMK- 528,636.69 Euro
  • E ndërtuar nga: MMPH, AMKMK
  • Nr parcelës:: 00974-0, 00978-0, 00344-0, 00343-0