Lapidari i Dëshmorëve Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu - Pestovë, Vushtrri

 Lapidar

Ky Lapidar u ndërtua në nderim të veprimtarisë së Dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci.
Më 31 janar të vitit 1997, rreth orës 16.30 minuta, ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rrugës për një mision të veçantë, siç kishte bërë të njohur Komunikata nr.30 e Shtabit Qendror të UÇK-së, në afërsi të fshatit Pestovë, tre luftëtarët u ndeshën me forca të shumta të policisë, të sigurimit të fshehtë dhe njësi speciale serbe, të përforcuara me helikopterë dhe tanke.

  • Listing ID: 2397
  • Viti i ndërtimit: AMKMK-2019
  • Vlera e ndërtimit: AMKMK-48,668.48 Euro.
  • E ndërtuar nga: Donatorë Privat, Bashkëluftetarë dhe AMKMK.
  • Nr parcelës:: P-70202051-K1331-0